Atletico shumë afër transferimit të sulmuesit 19-vjeçar të Salzburgut

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 09:11
Atletico shumë afër transferimit të sulmuesit 19-vjeçar të Salzburgut

Karim Adeyemi është një ndër sulmuesit më të kërkuar këtë periudhë.

Sulmuesi 19-vjeçar i Salzburg po kalon një periudhë shumë të mirë me ekipin e tij në Bundesligën austriake. Deri më tani gjermani në 21 ndeshje këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 2 herë. Shumë ekipe prestigjoze janë interesuar për të por momentalisht më shumë afër tij ndodhet ekipi spanjoll Atletico Madrid. Sipas raportimeve të “Sport1”, agjenti i lojtarit ndodhet tashmë në Spanjë për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll për të folur rreth lojtarit.

Në ditët në vazhdim do të ketë diçka më konkrete rreth Adeyemit dhe Atletico Madrid.

(Kosova Sot Online )