Broja nuk do të dorëzohet, e lë pas lëndimin për të luaj sonte ndaj Aston Villës

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 11:32
Broja nuk do të dorëzohet, e lë pas lëndimin për të luaj sonte ndaj Aston Villës

Pas mungesës prej 10 ditësh, Armando Broja ka lënë mbrapa lëndimin dhe është i gatshëm për të zbritur në fushë.

Sulmuesi i talentuar shqiptar shënoi dy gola për Southampton, një ndaj Leeds dhe një tjetër ndaj Burnley.

Reprezentuesi shqiptar mungoi ndaj Watfordit për shkak të një lëndimi, derisa tani është i gatshëm për tu përballur me Aston Villën sonte me fillim nga ora 21:00.

Rikthimin e Brojës e ka konfirmuar edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, duke thënë se shqiptari është i gatshëm si pjesa tjetër e ekipit.

“Ai është kthyer dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm”.

“Kam mundësinë që të zgjedh, pasi kam në dispozicion të gjithë organikën për këtë takim”, deklaroi Hasenhuttl.

Deri më tani Broja ka shënuar katër gola për Southampton, dy në Ligën Premier dhe dy të tjerë në EFL Cup.

(Kosova Sot Online )