Distria fiton luftën e parë, tani vetëm një fitore larg medaljes së bronztë

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 12:09
Distria fiton luftën e parë, tani vetëm një fitore larg medaljes së bronztë

Distria Krasniqi ka arritur ta fitoj luftën e parë të repesazhit.

Xhudistja nga Kosova që në fillim të luftës realizoi aksion për ‘Waza-ari’.

E më vonë ajo realizoi një hedhje për Ippon, për ta mposhtur xhudisten belge Amber Ryheul.

Tani xhudistja nga Peja do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distrisë i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin në Baku

(Kosova Sot Online )