Newcastle dëshiron ta mbulojë me para Ter Stegenin

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 13:11
Newcastle dëshiron ta mbulojë me para Ter Stegenin

Sipas El Nacional, Newcastle është duke shikuar mundësinë për të rrëmbyer Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona. Portieri ka kontratë afatgjate me klubin nga Camp Nou, por klubi anglez tani ka para më shumë se askush tjetër dhe është i gatshëm t’i ofrojë pagë dyfish më të madhe se sa merr te Barça. Derisa sa i përket çmimit të blerjes, nuk është problem për Newcastle.

Barcelona do të kërkonte më shumë se 50 milionë euro për lojtarin, shifër lehtë e përballueshme për miliarderët e Newcastle.29-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014. Ai ka fituar gjithçka me Barçën dhe pas largimit të Messit, klubi katalunas ka nisur ndërtimin e skuadrës për të ardhmen dhe Ter Stegen mund të kërkojë gjithashtu të ndërrojë ambient.

(Kosova Sot Online )