Pas nëntë muajsh, Enrique vendos ta ftojë një lojtar të Real Madridit

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 14:58
Pas nëntë muajsh, Enrique vendos ta ftojë një lojtar të Real Madridit

Luis Enrique ka bërë publike listën e futbollistë të cilët do të grumbullojë për ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit “Katar 2022” kundër Greqisë më 11 nëntor në Athinë dhe ndaj Suedisë më 14 të këtij muaj në stadium “La Cartuja”.

“La Furia Roja” duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet për të qenë e sigurt në vendin e parë. Në mungesë të protagonistëve të tillë si Ferran, Pedri, Marcos Llorente, Oyarzabal dhe Gerard Moreno, lajmi i madh është kthimi në kombëtare i Ansu Fatit pas një viti.

Surprizë edhe grumbullimi i Brahim Díaz. Kthehen nën urdhrat e Enriques Carvajal dhe Rodrigo Moreno.

Ekipi më shumë i përfaqësues te përfaqësuesja e Spanjës është Barcelona me pesë lojtarë. Pas nëntë muajsh, kthehet në kombëtare Reali i Madridit me Dani Carvajal.

25 të ftuarit nga Luis Enrique:

Portierë: Unai Simón, De Gea y Robert Sánchez.

Mbrojtës: Azpilicueta, Carvajal, Pau Torres, Eric García, Laporte, Iñigo Martínez, Gayà dhe Jordi Alba.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Gavi.

Sulmues: Morata, Ansu Fati, Dani Olmo, Yeremy Pino, Sarabia, Rodrigo, Fornals dhe Brahim Díaz.


(Kosova Sot Online)