Zbulohet shuma e rrogës që Ronaldo do ta merrte në City

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 17:56
Zbulohet shuma e rrogës që Ronaldo do ta merrte në City

Klubi anglez ishte pajtuar për ta paguar plot 30 milionë euro në vit yllin portugez. Mirëpo, në fund 36 vjeçari vendosi të rikthehej tek rivalët e Cityt, Manchester United

Manchester City e kishte një marrëveshje me Cristiano Ronaldon gjatë verës që shkoi.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Sipas këtij mediumi, klubi anglez ishte pajtuar që ta paguante yllin portugez plot 30 milionë euro në vit.

Mirëpo, në fund 36 vjeçari ndërroi destinacion duke përfunduar në Manchester United.

Në fakt, ai u rikthye në “Old Trafford” pas eksperiencave të suksesshme që i pati në Real Madrid dhe në Juventus.

Në aspektin personal, Ronaldo është duke e kaluar një sezon mjaft pozitiv edhe në “Teatrin e Ëndrrave”. 


(Kosova Sot Online)