Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane për U-23

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 18:43
Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane për U-23

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të U-23 të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë në luftën për të bronztën mundi Hasret Bozkurt të Turqisë, kategoria -57 kg.

Loxha shënoi tri fitore dhe një humbje.

Sot garuan edhe Erza Muminoviq e Laura Fazliu, të cilat u ndalën në luftën e parë.

(Kosova Sot Online)