Futbollisti italian pezullohet deri në mars të vitit 2022 pasi kërcënoi gjyqtarin

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 21:10
Futbollisti italian pezullohet deri në mars të vitit 2022 pasi kërcënoi gjyqtarin

Edhe pse vëmendja në kategorinë e pestë italiane është minimale, së fundmi një dënim maksimal për kapitenin e Livornos Daniele Vantaggiato, ka bërë që opinioni sportiv në Itali të merret gjerësisht me këtë çështje.

Vantaggiato gjatë sfidës së përfunduar në barazim 1-1 me Perignano kërcënoi arbitrin e ndeshjes duke qenë se disa vendime të kryesorit nuk i shkuan për shtat.

Lojtari i Livornos ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën koleksionoi edhe të verdhën e dytë dhe në këtë formë iu desh të linte fushën para kohe.

Në këtë moment, Vantaggiato e humbi arsyen dhe u irritua pa masë me lojtarin që fillimisht shtyu një shok të skuadrës drejt arbitrit kryesor dhe më pas e kërcënoi atë.

Ndërkohë, gjykata sportive në Itali nuk e ka falur lojtarin dhe ka vendosur që ta pezullojë deri në mars të vitit 2022. Një mungesë e rëndësishme për Livornon, teksa skuadra kërkon të ngjitet së shpejti në Serinë D.

(Kosova Sot Online)