Xavi, kontrata dhe prezantimi

  • G.G /
  • 06 November 2021 - 10:32
Xavi, kontrata dhe prezantimi

Tashmë është zyrtare, Xavi është trajner i Barcelonës. Ai ka nënshkruar deri më 2024.

Edhe zyrtarisht, Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e klubit ku shkroi histori si lojtar, Barcelonën.

41-vjeçari do të tentojë të lë gjurmë edhe si trajner në “Camp Nou”, përkundër që fillimisht do t’i duhet kohë për të ndërtuar një skuadër që aktualisht është e çekuilibruar, pas largimeve të mëdha si Leo Messi këtë verë me Antoine Griezmann, Ivan Rakitic e Luis Suarez etj.

Xavi ka nënshkruar deri më 2024, për pjesën e mbetur të sezonit dhe dy vite më shumë, ku do të synojë të rikthejë Barcelonën sërish në maje.

Ai do të prezantohet të hënën dhe fati i tij i mirë është pushimi që kanë klubet shkaku i kombëtareve, çka do të thotë se Xavi do të ketë së paku dy javë të analizojë mirë skuadrën dhe të gjejë ekuilibrin. 

(Kosova Sot Online)