Guardiola: “Ronaldo s’do të ndalet së shënuari, do të shënojë edhe si 75-vjeçar”s

  • G.G /
  • 06 November 2021 - 10:34
Guardiola: “Ronaldo s’do të ndalet së shënuari, do të shënojë edhe si 75-vjeçar”s

Ronaldo do të tentojë t’i shënojë sot gol ekipit që ishte gati të transferohet gjatë verës. 36-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje që kur u kthye në Angli, duke dëshmuar se, pavarësisht moshës së tij, ai ende ka aftësinë të jetë shpëtimtari i Man Utd.

Pep Guardiola ka vetëm lëvdata për Cristiano Ronaldon, para derbit të Mançesterit që do të zhvillohet ditën e shtune.

Sipas tij, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shënojë gola edhe kur të jetë 75 vjeç.

Sa i përket thashethemeve se ishte afër kalimit te Man City, Guardiola s’deshi të flasë shumë, vetëm duke përsëritur se CR7 dhe United kanë krijuar histori së bashku dhe janë për njëri-tjetrin.

“Ai do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij”, tha Guardiola për Sky Sports . “Ai do të jetë 75 vjeç, ndoshta në pension, por do të jetë në vendin e tij duke luajtur një lojë (me shokë) dhe do të shënojë gola”.

“Këta tipa lojtarësh, si [Lionel] Messi, si ai, çfarë kanë bërë në dekadën e fundit në futbollin botëror duke shënuar gola, gola dhe gola dhe duke ndihmuar ekipin e tyre të fitojë, flet më së miri vetë”.

Image

Kur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo luanin në Spanjë, për Barcelonën, respektivisht Real Madridin

“Është mirë për Premierligën që ai është kthyer. United i përket Cristianos dhe Cristiano i përket Unitedit. Është një përshtatje e mirë. Ishte në të kaluarën. Ndoshta do të jetë në të tashmen dhe të ardhmen. Do të shohim”.

Ronaldo ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje që kur u kthye në Angli, duke dëshmuar se, pavarësisht moshës së tij, ai ende ka aftësinë të jetë shpëtimtari i Man Utd.

(Kosova Sot Online)