Verstappen “tremb” makinat Mercedes në Meksikë

  • S.A /
  • 06 November 2021 - 12:14
Verstappen “tremb” makinat Mercedes në Meksikë

Max Verstappen tremb Mercedesin. Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Meksikës, piloti i Red Bull regjistroi kohën më të shpejtë duke lënë pas me plot 424 të mijtat finlandezin Valteri Bottas dhe me 509 të mijtat rivalin e tij në garën për titull, Lewis Hamilton.

Koha e 4-t më e mirë ishte ajo e idhullit të shtëpisë Sergio Perez me Mercedesin dhe Red Bullin që kompletuan 4-shen e parë.

Shumë më të ngadalta makinat Ferrari me Carlos Sainz që u rendit i 5-ti me kohën më të mirë 1 minutë e 17 të mijtat më e ngadaltë se ajo e Verstappen ndërsa Charles Leclerc u rendit vetëm i 7-ti.

Parashikohen më interesante se kurrë provat zyrtare të kësaj të shtune dhe gara e së dielës në Meksikë që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion.

(Kosova Sot Online )