United vs City luhet që nga viti 1881, kush ka më shumë fitore? Gjithçka që duhet të dini para derbit

  • S.A /
  • 06 November 2021 - 13:18
United vs City luhet që nga viti 1881, kush ka më shumë fitore? Gjithçka që duhet të dini para derbit

Pas pak do të nisë super sfida mes Manchester United dhe Manchester City.

Dy skuadrat vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon dhe përballja premton një 90-minutësh spektakolar, me ‘djajtë e kuq” që kanë rigjetur qetësinë pas fitores 0-3 në Londër ndaj Tottenhamit.

Derisa Man City vjen në ëktë ndeshje pas humbjes shokuese 0-2 në shtëpi nga Crystal Palace.

Derbi i parë i Manchesterit është zhvilluar më 1881-shin e largët dhe që atëherë dy skuadrat janë përballur 185 herë në total në histori, me “djajtë e kuq” që numërojnë 77 suksese, kundrejt 55 fitoreve të “citizens” dhe 57 barazimeve.

Derisa në pesë takimet e fundit mes tyre në Premierligë, Man United ka tri fitore, City një dhe njëherë janë ndarë baras. 

(Kosova Sot Online )