Tuchel: Po të luajmë 100 herë, fitojmë 99 ndaj Burnley

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 12:05
Tuchel: Po të luajmë 100 herë, fitojmë 99 ndaj Burnley

Chelsea ngeci sot në një barazim shtëpiak 1-1 me Burnley. Kampionët në fuqi të Europës, njëkohësisht ekipi që kryeson Premier League, dominuan, krijuan raste pafund, por shpërdoruan raste.

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel nuk e fsheh zhgënjimin e tij në deklaratën e dhëna pas hapit fals në “Stamford Bridge”.

“Jo më kot e adhurojmë futbollin, ndeshja e sotme është rasti perfekt, pasi një skuadër mund të rrëmbejë pikën nëse skuadra tjetër harron të shënojë golat që meriton.

Zhvilluam një ndeshje fantastike, kështu që është normale të jem i mërzitur për barazimin. Nëse do ta luanim këtë ndeshje edhe 100 herë të tjera, do të fitonim 99 prej tyre.

Gjithsesi, fajin e kemi vetë, krijuam raste pafund dhe duhet të kishim shënuar gola të tjerë. Ua thjeshtuam,  ata filluan të besonin se mund të na rrëmbenin një pikë, kështu ndodhi”, deklaroi trajneri gjerman.

(Kosova Sot Online)