Griezmann shënon gol të çmendur, Atletico e kthen epërsinë ndaj Valencias

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 17:45
Griezmann shënon gol të çmendur, Atletico e kthen epërsinë ndaj Valencias

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi 3:1 kundër Valencias, në derbin e javës në La Liga që po zhvillohet momentalisht në Mestalla.

Antoine Griezmann shënoi për 2:1 për Atleticon në minutën e 58-të.

Sulmuesi francez e mori topin në gjysmë të fushës dhe e mposhti portierin e Valencias me një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra largësi. 

Vetëm dy minuta më vonë, mbrojtësi Sime Vrsaljko realizoi për 3:1.

(Kosova Sot Online)