Pamje: Messi puthje romantike me gruan pranë Kullës së Ajfelit në Paris

  • S.A /
  • 08 November 2021 - 10:16
Pamje: Messi puthje romantike me gruan pranë Kullës së Ajfelit në Paris

Lionel Messi e shijoi një mbrëmje romantike me bashkëshorten e vet, Antonela, duke shkëmbyer puthje pranë Kullës së Ajfelit në Paris.

Sulmuesi argjentinas i Paris Saint-Germain u duk rehatshëm në një pallto të gjatë ngjyrë të zezë, raporton Gazeta Express.

Antonella e kishte përshtatur veshjen me bashkëshortin, pasi kishte zgjedhur një fustan të zi dhe në take, në mbrëmjen romantike në hotelin luksoz Shangri-La.

Messi i publikoi disa fotografi nga ky takim në llogarinë e vet në Instagram, si dhe një video ku shihet duke darkuar me Antonellën.

Çifti i martuar e ka nisur një jetë të re në Paris, pasi Messi u larguar nga Barcelona në verë dhe u zhvendos në kryeqytetin francez si lojtar i ri i PSG-së.

Messi iu bashkua PSG-së, sepse Barcelona nuk ishte në gjendje t’ia vazhdonte kontratën shkaku i telasheve financiare.

Messi mungoi në dy ndeshjet e fundit të PSG-së, kundër Leipzig në Ligën e Kampionëve dhe kundër Bordeaux në Ligue 1, shkaku i problemeve me lëndime.

(Kosova Sot Online )