Lautaro Martinez ka harruar kur ka shënuar gol për herë të fundit

  • S.A /
  • 08 November 2021 - 12:09
Lautaro Martinez ka harruar kur ka shënuar gol për herë të fundit

Lautaro Martinezi e humbi një penallti në barazimin e Interit 1:1 me Milanin të dielën dhe ka më shumë se një muaj pa shënuar gol për zikaltrit.

Lautaro nënshkroi marrëveshje të re me Interin më 28 nëntor, e cila do ta mbajë atë në Milano deri në qershor 2026.

Por hera e fundit kur ai shënoi gol për zikaltrit ishte më 2 tetor, në fitoren 2:1 kundër Sassuolos në Serie A.

Që prej atëherë, sulmuesi argjentinas ka dështuar të shënojë dhe Interi ka ngelur shtatë pikë mbrapa liderëve Napoli dhe Milan në përpjekje për ta mbrojtur titullin në Serie A.

Lautaro e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke i shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje, por që prej atëherë ka harruar të shënojë.

24-vjeçari nuk ka shënuar në asnjërën prej katër ndeshjeve të Interit në Ligën e Kampionëve këtë sezon e as në pesë ndeshjet e fundit në Serie A.

Ai e pasqyroi edhe në derbi kundër Milanit formën e dobët nëpër të cilën po kalon që një muaj, pasi i humbi dy raste ideale shënimi, përfshirë penalltinë që ia priti portieri Ciprian Tatarusano.

(Kosova Sot Online )