Mourinho me rekord më të dobët te Roma se Fonseca

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 21:47
Mourinho me rekord më të dobët te Roma se Fonseca

Roma ka grumbulluar 19 pikë pas 12 ndeshjeve në Serie A këtë sezon, pesë më pak se Paulo Fonseca sezonin e kaluar.

Gjatë verës, Mourinho zëvendësoi bashkëkombasin e tij në pankinën e Romës, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me gjigantët e Serisë A.

Ai pati një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit dhe arriti gjashtë fitore nga shtatë ndeshje, por gjërat u përkeqësuan që nga përplasja e derbit që humbën kundër Lazios në shtator.

Roma tani ka humbur pesë ndeshje në Serie A, dy më shumë se Paulo Fonseca sezonin e kaluar.

Një vit më parë, ish-trajneri i Romës kishte humbur vetëm tre ndeshje nga 12 dhe kishte grumbulluar 24 pikë.

Fonseca kishte fituar shtatë ndeshje nga 12 një vit më parë, kundër gjashtë të Mourinhos. Roma e Fonseca kishte shënuar gjithashtu 27 gola, gjashtë më shumë se këtë sezon.

Giallorossi kanë përmirësuar paksa rekordin e tyre në mbrojtje nën Mourinhon, duke pranuar 15 gola në 12 ndeshje, ndërsa skuadra e Fonseca kishte pranuar 17 në sezonin 2020-2021.


(Kosova Sot Online)