Coutinho e mohon se nuk pranoi të luante: Kurrë s’më ka munguar profesionalizmi

  • S.A /
  • 09 November 2021 - 10:03
Coutinho e mohon se nuk pranoi të luante: Kurrë s’më ka munguar profesionalizmi

Sulmuesi i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka reaguar ndaj spekulimeve, se ai nuk ka pranuar të futet në lojë minutat e fundit në ndeshjen kundër Celta Vigos.

Në një intervistë pas ndeshjes Coutinho është shprehur se asnjëherë në jetën e tij nuk i ka munguar profesionalizmi.

Nuk ka kaluar pa dhënë një koment edhe për trajnerin e ri të Barcelonës, Xavi Hernandez, të cilin e konsideron një idhull të kthyer në shtëpinë e tij.

“U befasova shumë kur lexova lajmin sepse në të gjithë karrierën time nuk më ka munguar asnjëherë profesionalizmi. Gjithmonë i kam respektuar të gjithë”, tha Coutinho.

“Që kur jam kthyer nuk kam pasur mundësi të luaj vazhdimisht për të shprehur nivelin tim më të lartë, por fizikisht jam mirë. Ai do të bëjë një punë të madhe, jam i sigurt. Ai ishte një lojtar i madh, një idhull i madh që është kthyer në shtëpi”, deklaroi Coutinho.

(Kosova Sot Online )