Andriy Shevchenkon e pret punë e vështirë te Genoa – ndeshjet e para janë si një ‘ferr’ për të

  • S.A /
  • 09 November 2021 - 11:11
Andriy Shevchenkon e pret punë e vështirë te Genoa –  ndeshjet e para janë si një ‘ferr’ për të

Andriy Shevchenko para pak ditësh është konfirmuar si trajner i Genoas, klubit nga Serie A.

Pas suksesit te kombëtarja e Ukrainës, legjenda vendosi që të merr aventurën me klube, e që u emëruar i asaj italiane. Sfida e parë për të është ajo ndaj Romës që zhvillohet më 21 nëntor, por pozitive është se luajnë si vendas.Takim aspak i lehtë është edhe ai ndaj Udinenes që zhvillohet shtatë ditë më pas, derisa do të jenë si mysafir.

Një përballje edhe më e vështirë është ajo ndaj Milanit që luhet më 1 dhjetor, ndërsa katër ditë më vonë i shkon Juventusit në ‘Allianz Stadium’.Duke kaluar këto përballje më të vështira, më 10 dhjetor, e pret Sampdorian në shtëpi, gjersa ka një udhëtim paksa të vështirë te Lazio më 17 të po këtij muaji.

Stinori vjeshtor për Genoan përfundon me takimin në shtëpi ndaj Atalantas që luhet më 21 dhjetor, e që Schevchenko do të vlerësohet për këto shtatë takime tejet të vështira.

(Kosova Sot Online )