Ndeshjet e nëntorit vendosin të ardhmen e Gliha, e pranon vet trajneri i Kosovës

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 18:49
Ndeshjet e nëntorit vendosin të ardhmen e Gliha, e pranon vet trajneri i Kosovës

Primoz Gliha, trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, ka mbajtur për herë të parë sonte konferencë për media, para ndeshjes miqësore të mërkurën që Dardanët e zhvillojnë me Jordaninë.

I pyetur nëse do të jetë më gjatë në stolin e Kosovës, Gliha e pranoi se gjithçka mund të varet nga rezultatet e ndeshjeve të nëntorit.

“Pyetja se a do të qëndrojë më gjatë është për presidentin, por edhe varet prej dy ndeshjeve”, u shpreh ai.

“Por, synimi është që ta ndryshojë situatën te Kosova që është shumë e rëndësishme”.

“Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit”.

“Do të provojmë të bëjmë më të mirë, të kemi rezultate të mira të mundshme dhe të marrim fitore”.

“Nëse nuk jemi së bashku për këtë qëllim, atëherë cili është qëllimi i këtij grumbullimi”.

(Kosova Sot Online)