Ankohet Gjilani: “Januzi s’kishte të drejtë loje”

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 19:13
Ankohet Gjilani: “Januzi s’kishte të drejtë loje”

Përmes një komunikate për shtyp, klubi Gjilani ka njoftuar të martën se ka bërë ankesë zyrtare në FFK lidhur me ndeshjen e xhiros së 12-të ndaj Dukagjinit.

Aktivizimi i Ahmed Januzit për Dukagjinin në atë takim nuk ishte i rregullt sipas Gjilanit, që në fund mori vetëm një pikë, duke barazuar 1-1.

Gjilani ka paraqitur disa fakte se Januzi s’kishte të drejtën e lojës dhe është në pritje të përgjigjes nga organet e FFK-së.

(Kosova Sot Online)