Zbulohet klauzola e Ronaldos, Championsi “detyrim” për Manchester United

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 22:00
Zbulohet klauzola e Ronaldos, Championsi “detyrim” për Manchester United

Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës që lamë pas, ishte padyshim rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United, plot 12 vite pas kohës kur u largua nga “djajtë e kuq” për t’iu bashkuar Realit të Madridit.

Fillimi ishte tejet pozitiv për Ronaldon, megjithatë kohët e fundit portugezi po vuan jo pak e bashkë me të, edhe skuadra që po tregon limite në kampionat dhe me këtë ecuri, rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions të renditjes.

E nëse kjo ndodh, atëherë Ronaldo është gati të largohet sërish nga “Old Trafford”. Janë të bindura për këtë mediat britanike, të cilat raportojnë se portugezi ka një klauzolë të prishjes së kontratës dy vjeçare, nëse klubi nuk ia del të sigurojë një biletë për në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez nuk dëshiron të humbë të drejtën për të garuar mes më të mirëve, ndaj është i vendosur që të ndihmojë “djajtë e kuq” të sigurojnë një biletë në zonën Champions, ose në të kundërt, do të zgjedhë largimin.

(Kosova Sot Online)