Carvajal shpreson që Xavi ta rikthejë Barcelonën në maje

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 23:08
Carvajal shpreson që Xavi ta rikthejë Barcelonën në maje

Dani Carvajal ka folur për “MARCA” rreth situatës së Barcelonës duke shprehur habi për situatën e tyre.

“Jemi shumë të habitur rreth situatës së Barcelonës. Ne kemi qenë gjithmonë rival me njëri tjetrin dhe konkurrent shumë të fortë në La Liga. Sot është gjë tjetër komplet. Jemi 10 pikë para tyre dhe kjo gjë na habit. Nuk na vjen mirë të shohim Barcelonën të katandiset në këtë mënyrë. Shpresojmë që Xavi të sjellë një frymë tjetër në ekip dhe të rikthej Barcelonën aty ku e ka vendin. Ne kemi shumë respekt për ekipin e Barcelonës dhe shpresojmë shumë që të rikthehet e të luftojë për kampionat”, u shpreh Dani.

Gjithashtu mbrojtësi anësor i Real Madrid ka folur dhe për gëzimin e tij që është rikthyer tek kombëtarja spanjolle.

“Ndjehem shumë i lumtur për rikthimin tim, do të jap maksimumin”, është shprehur Carvajal.

(Kosova Sot Online)