Arsenali e do patjetër, por ylli i Fiorentinës as që po ia hap telefonin

  • S.A /
  • 10 November 2021 - 09:51
Arsenali e do patjetër, por ylli i Fiorentinës as që po ia hap telefonin

Arsenali është tash e sa kohë duke bërë përpjekje ta kontaktojë sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, por menaxheri i tij nuk dëshiron as t’ia hapë telefonin madje.

Sulmuesi serb e hodhi poshtë ofertën e Fiorentinës për ta vazhduar marrëveshjen, e cila i mbaron në qershor 2023.

Si pasojë, Fiorentina dëshiron ta shesë atë në janar apo në verë më së largu, për rreth 80 milionë euro.

Klubi vjollcë druhet se serbi ka arritur marrëveshje me Juventusin tashmë dhe se do t’i hedhë poshtë ofertat nga klubet e tjera, njëlloj siç kishin bërë edhe Federico Chiesa dhe Manuel Locatelli i Sassuolos.

Sipas Sky Sport Italia Arsenali e do dëshpërimisht Vlahovicin dhe se është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro për të.

Megjithatë, bisedimet mes Arsenalit dhe Fiorentinës nuk po shënojnë përparim për shkak se menaxheri i Vlahovicit nuk po e çan kokën as për ta hapur telefonin kur klubi londinez thërret.

(Kosova Sot Online )