Lëndimi i Fatit s’është i rëndë siç mendohej, ja kur do të kthehet ai

  • S.A /
  • 10 November 2021 - 11:14
Lëndimi i Fatit s’është i rëndë siç mendohej, ja kur do të kthehet ai

Lëndimi i Ansu Fatit nuk është aq i rëndë siç mendohej deri tani dhe ai mund të jetë i gatshëm për t’u kthyer në fushë pas rreth tri javëve.

Fati u lëndua të shtunën e kaluar në barazimin e Barcelonës 3:3 me Celta Vigon.

Sulmuesi 19-vjeçar e tërhoqi muskulin dhe u detyrua ta braktisë fushën më herët. Parashikimet e para ishin se ai do të mungonte deri në gjashtë javë.

Por pas vizitave të fundit mjekësore dhe takimit me një fizioterapeut, u mësua se Fati mund të rikthehet në fushë pas më pak se tri javëve.

Ky do të ishte lajm shumë i mirë për trajnerin e ri të Barçës, Xavi Hernandezin.

Fati u rikthye në fillim të këtij muaji nga një lëndim i rëndë në gju që e kishte lënë jashtë për gati një vit.

(Kosova Sot Online )