Lojtarët e Real Madridit të habitur me renditjen e Barcelonës në La Liga

  • S.A /
  • 10 November 2021 - 11:50
Lojtarët e Real Madridit të habitur me renditjen e Barcelonës në La Liga

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se është i befasuar me pozitën e tanishme të Barcelonës në tabelën e La Ligës, por nuk e përjashton atë nga gara për titull.

Barcelona renditet e 9-të në La Liga me vetëm 17 pikë nga 12 ndeshje.

Vetëm katër fitore, pesë barazime dhe tri humbje i kushtuan me shkarkim trajnerit Ronald Koeman.

Real Sociedadi i prin renditjes me 28 pikë, i ndjekur nga Real Madridi me 27 dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pavarësisht se Madridi i ka tashmë 10 pikë më shumë në renditje, Carvajal beson se Barcelona mund të rikthehet në garë për titull tani pas emërimit të Xavit Hernandezit në postin trajnerit.

I pyetur nëse e llogarit Barçën jashtë garës për titull, Carvajal tha: “Larg qoftë. Kur Zidane erdhi te ne, ne ishim 12 pikë mbrapa Barcelonës dhe e mbyllëm sezonin vetëm një pikë mbrapa saj”.

Ai shtoi: “Siç ka thënë Carlo Ancelotti, ne jemi të habitur që Barcelona ka mbetur kaq mbrapa (në garë për titull), por askush nuk mund t’i përjashtojë ata nga gara për cilindo trofe. Respekti është thelbësor”.

(Kosova Sot Online )