Arrestohet futbollistja e PSG-së, pagoi persona të maskuar për ta sulmuar shoqen e skuadrës

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 15:08
Arrestohet futbollistja e PSG-së, pagoi persona të maskuar për ta sulmuar shoqen e skuadrës

Paris Saint-Germaini ka konfirmuar se mesfushorja Aminata Diallo është arrestuar dhe dërguar në paraburgim të mërkurën në mëngjes, pas një sulmi fizik ndaj bashkëlojtareve të veta javën e kaluar.

Lajmi për arrestimin e saj vjen vetëm një ditë pasi francezja luajti 89 minuta në fitoren e lehtë 4:0 të ekipit të çikave të PSG-së kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti francez e konfirmoi lajmin për arrestimin e saj përmes një komunikate për media.

“PSG-ja konfirmon se Aminata Diallo është dërguar në paraburgim mëngjesin e sotëm nga Shërbimi Policor Rajonal Versailles, në lidhje me një hetim që ka nisur pas një sulmi ndaj lojtareve të klubit të enjten e kaluar”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Por sipas gazetës së njohur franceze L’Equipe, Diallo u arrestuar për sulm ndaj shoqes së skuadrës, mesfushores Kheira Hamraoui.

Raportohet se Diallo i kishte paguar disa persona të maskuar ta lëndonin Hamraouin në mënyrë që ajo të mos i bënte konkurrencë asaj në ekipin e PSG-së dhe në Kombëtaren e Francës.

(Kosova Sot Online)