Pogba i hapur për rinovim, por kërkon të jetë më i paguari në klub edhe para CR7

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 16:35
Pogba i hapur për rinovim, por kërkon të jetë më i paguari në klub edhe para CR7

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba dëshiron të rinovojë kontratën, por ka bërë kërkesë që të jetë lojtari më i paguar, edhe para sulmuesit Cristiano Ronaldo.

Kontrata momentale e Pogbas skadon në fundin e sezonit dhe mesfushori do jetë i lirë të negociojë me klubet jashtë Premierligës qysh në janar.

Man United ende nuk ka arritur marrëveshje me fituesin e Kupës së Botës dhe është kuptuar që janë gati ta humbin si agjent të lirë në verë dhe veçse janë duke shikuar për zëvendësuesin.

L’Equipe raporton se Pogba dëshiron të rinovojë kontratën me klubin anglez, por ka kërkesa të qarta, ngase dëshiron të jetë futbollisti më i paguar në skuadër.

Ronaldo momentalisht është lojtari që fiton më së shumti rreth 480 mijë euro në javë, derisa francezi fiton 290 mijë euro për javë.

Pogba për momentin është duke u shëruar, ku do mungojë për tetë deri në 10 javë dhe do humbas sfidat ndaj Chelsea dhe Arsenal.

(Kosova Sot Online)