Napoli e shokon Insignen për kontratën e re, i kërkon ta ulë pagën 50%

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 16:39
Napoli e shokon Insignen për kontratën e re, i kërkon ta ulë pagën 50%

Lorenzo Insigne mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Napolit.

Agjenti i sulmuesit të Italisë ka konfirmuar se lojtari është i shokuar me propozimin e kontratës së re nga Napoli.

Insignes i skadon kontrata më 2022 dhe Napoli është e gatshëm të rinovojë me lojtarin, por befasia është paga, pasi kërkon që futbollisti ta ulë pagën për 50%.

“Atij i skadon kontrata në qershor 2022. Napoli ka ofruar një kontratë të re me një pagë 50% më të ulët dhe Lorenzo u befasua nga ky propozim. Jemi në bisedime dhe do të shohim”, tha ai për ‘Il Roma’.

Sa i përket transferimit në Amerikë, ai u përgjigj: “Thashethemet për MLS për Insigne janë krejtësisht të rreme”.

Lojtarin e duan në Premierligë dhe LaLiga, kështu që s’do të ishte problem gjetja e një klubi të ri që do t’i ofronte pagë më të madhe.

(Kosova Sot Online)