Pioli: Milani është klub i madh, shpresoj të qëndrojë sa më gjatë këtu

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 17:04
Pioli: Milani është klub i madh, shpresoj të qëndrojë sa më gjatë këtu

Tekniku italian është duke kryer punë mjaft të mirë te Rossonerët këtë edicion.

AC Milan po zhvillon një sezon shumë të mirë në Serie A ku momentalisht kanë 32 pikë në vendin e dytë

Sigurisht që njëri ndër më meritorët për formën e ekipit është trajneri Stefano Pioli.

Pioli në një intervistë ka thënë se shpreson të qëndrojë te Milani edhe për shumë vite tjera.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme si trajner është të jesh gjithmonë vetvetja. Kam vënë gjithë veten në punën time dhe nuk është e lehtë të gjesh një ekuilibër në futboll”.

“Është një skuadër e re e Milanit, por një skuadër me kohë për t’u rritur dhe për t’u lejuar të bëjë gabime për të ngritur një nivel”.

Raportohet se Pioli po diskuton një zgjatje të re të kontratës deri në qershor 2024, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit.

“Milani është një klub i madh dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë”.

“Kam pasur një ndjesi pozitive që në ditën e parë, kemi krijuar një raport të madh me të gjithë, të gjithë po punojmë në të njëjtin drejtim. Kjo është thelbësore”, tha Pioli. 

(Kosova Sot Online)