
Kosova synon përmbysjen në “Fadil Vokrri”, futen në lojë Zhegrova dhe Kastrati

Ka startuar pjesa e dytë mes Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45 minutave lojë, “Dardanët” befasisht po humbasin 0-1 në shtëpi.
Derisa Dardanët po dominonin ndeshjen dhe po kërkonin golin e parë në këtë takim, mysafirët i befasuan të gjithë duke realizuar golin e epërsisë, për t’i heshtur tifozët në stadium.
Për 0-1 shënoi në minutën e 18-të, Baha Faisal.
Kosova e nisi pjesën e dytë me dy ndryshime, Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati u futën në lojë, u largua Mirlind Kryeziu dhe Besar Halimi.
(Kosova Sot Online)