E konfirmuar, dëmtohet futbollisti i PSG-së

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 07:42
E konfirmuar, dëmtohet futbollisti i PSG-së

Julian Draxler është grumbulluar me kombëtaren gjermane pothuajse pas një viti.

Tekniku i gjermanisë, Hansi Flick, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur rreth mungesave tek ekipi i Gjermanisë ku ka përmëndur dhe mungesën e Draxler.

“Kemi humbur 5 lojtarë prej Covid-19 . Nico Schlotterbeck dhe Florian Wirtz janë të dëmtuar. Dje gjithashtu ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe Julian Draxler. Djaloshi pësoi një tërheqje muskulare që për fat të keq do ta lejë disa kohë jashtë fushës”, tha Flick.

“Më vjen shumë keq për të sepse kisha planifikuar disa projekte ku në të bënte pjesë dhe ai”.

(Kosova Sot Online)