Gjashtë lojtarët e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Xavit

  • S.A /
  • 11 November 2021 - 09:37
Gjashtë lojtarët e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Xavit

Ardhja e Xavi Hernandezit për nisjen e një epoke të re në Barcelonë ka bërë që të ketë një numër të lojtarëve të cilët mund kenë një shans për të bërë përshtypje apo për të luajtur më shumë sesa nën urdhrat e Ronald Koemanit.

Ka një ndjenjë të madhe të përgjithshme optimizmi rreth klubit, por për disa lojtarë ka edhe më shumë arsye për t’u ndjerë mirë për ndryshimin e menaxherit.

Deklarata e vetë Xavit se çdo lojtar do të nisë nga i njëjti vend dhe do të ketë të njëjtat shanse për t’i bërë përshtypje, do të ketë qenë muzikë për veshët e disa anëtarëve të skuadrës së tij.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një listë me lojtarët të cilët mund të përfitojnë më shumë nga rikthimi i Xavit në Camp Nou.Koeman nuk ishte një adhurues i të pasurit një ‘portier kupe’ kështu që portieri brazilian ishte gjithmonë jashtë skenës, edhe kur ishte në stol shumicën e javëve. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Xavit për situatën e portierit, por për Neton gjërat vështirë se mund të shkojnë më keq.Mbrojtësi francez ka qenë një fantazmë për dy vitet e fundit, i rrënuar nga lëndimet dhe i pa ndihmuar nga një mosmarrëveshje me klubin, i cili ishte përpjekur të detyronte largimin e tij. Nëse “të gjithë fillojnë nga zero” e Xavit, atëherë Umtiti është me siguri në linjë për një shans të dytë, veçanërisht duke pasur parasysh gjendjen e mbrojtjes së Blaugranave këtë vit.

Clement Lenglet

Lenglet ka mbetur gjithashtu zgjedhje e dytë nën urdhrat e Koemanit për shkak të paraqitjeve të tij te dobëta sezonin e kaluar. Ai ishte zgjedhje e katërt në qendër të mbrojtjes pas Gerard Pique, Ronald Araujo dhe Eric Garcia, por ardhja e Xavit mund t’i ndryshojë gjërat.

(Koosova  sot Online  )