Chiellini largohet nga grumbullimi

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 16:37
Chiellini largohet nga grumbullimi

Giorgo Chiellini ka pësuar një dëmtim në grumbullimin e kombëtares Italiane, ku i është dashur të largohet para kohe dhe të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Veterani i kombëtares Italiane iu nënshtrua edhe analizave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, e cila ka rezultuar më serioze seç mendohej në fillim.

Chiellini u detyrua të lërë edhe grumbullimin sepse problemi që ka në thembrën e majtë e pengon atë të luajë për disa kohë.

Gjendja e 37-vjeçarit do të monitorohet vazhdimisht për të mësuar ekzaktësisht edhe se sa do i duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës.

Inflacioni në thembrën e majtë kërkon një kohë relativisht shumë të gjatë rikuperimi, dhe nuk dihet akoma se sa do jetë periudha që do mungojë, sepse një inflacion i tillë mund të rikthehet përsëri nëse nuk shërohet siç duhet.

(Kosova Sot Online)