Gjermania shënon katër gola brenda 12 minutave, natë e madhe për Reus

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 21:36
Gjermania shënon katër gola brenda 12 minutave, natë e madhe për Reus

Gjermania është duke u treguar e fortë për Lihtenshtajnin.

Pas 23 minutave lojë, Gjermania po fiton 4-0, të shënuar brenda 12 minutave – nga minuta e 11-të deri në atë të 23-të.

Gundogan hapi serinë për 1-0 në minutën e 11’, më pas shënoi autogol Kaufmann D në min e 20’, Sane për 3-0 në minutën e 22’ dhe një minutë më vonë, Marco Reus për 4-0.

Është një natë e madhe për Reus, që ka kaluar shumë vështirësi në karrierë me lëndime të shumta ndër vite, por ai tani është kthyer te kombëtarja e Gjermanisë me shpresën se do të luajë më shumë në vitet e fundit të karrierës. 


(Kosova Sot Online)