Ramos, la klubin e jetës për 6 milionë euro të PSG-së

  • G.G /
  • 12 nëntor 2021 - 07:47
Ramos, la klubin e jetës për 6 milionë euro të PSG-së

Sergio Ramos vazhdon të jetë temë diskutimi në mediat spanjolle dhe ato franceze.

Deri sot, ai ishte në qendër të vëmendjes për lëndimet misterioze, pasi vazhdon të mos luajë ende për klubin e ri, Paris Saint Germain.

Sido që të jetë, gjatë ditës së sotme L’Equipe ka shokuar të gjithë, duke zbuluar pagën e ish kapitenit të Realit.

Ai u largua nga Madridi shkaku i parave, dhe në fillim u raportua se nënshkroi për dy vite me pagë 12 milionë euro në sezon, por sipas L’Equipe, Ramos do të fitojë vetëm 6 milionë euro në sezon.

Natyrisht, një pagë shumë më e vogël se që Reali i ofronte me një vit kontratë.

(Kosova Sot Online)