Shqiptari që shkëlqeu: Enis Bardhi e shkruan historinë me Maqedoninë

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 10:12
Shqiptari që shkëlqeu: Enis Bardhi  e shkruan historinë me Maqedoninë

Maqedonia e Veriut nuk heq dorë nga objektivi për të luajtur në fazën play off të Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Bllagoja Milevskit shkatërroi 5-0 Armeninë në udhëtim, ku tre gola i realizoi mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi.Bardhi fillimisht shënoi për 2-0 në minutën e 36-të, e më pas për 3-0 në atë të 67’ dhe në fund të ndeshjes për 5-0.

Kujtojmë se dy golat e fundit i shënoi nga pika e bardhë.

Bardhi hyri në histori të Maqedonisë me këto tre gola. Ai u bë futbollisti i parë i Maqedonisë që realizon het-trik në një ndeshje zyrtare që prej vitit 1996 kur e kishte bërë këtë Dejvi Glavevski.

Bardhi tani numëron katër gola në kualifikueset për Kupën e Botës.

(Kosova Sot Online )