Jese për Mbappen: “Më ka thënë se dëshiron të luajë për Realin, është ëndrra e tij”

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 10:34
Jese për Mbappen: “Më ka thënë se dëshiron të luajë për Realin, është ëndrra e tij”

Jese Rodriguez ka zbuluar bisedën që ka pasur vite më parë me Kylian Mbappen.

Pas transferimit në PSG nga Real Madridin, Jese u bë shok skuadre me Mbappen dhe natyrisht që kohë pas kohe kanë diskutuar për të luajturit në “Santiago Bernabeu”.

Jese tani ka zbuluar se ëndrra e Mbappes është ta veshë fanellën e bardhë dhe se një ditë kjo do të ndodhë.

“Kur kam folur me të, ai më kishte thënë se do të luajë për Real Madridin një ditë. Nuk e kam ditur nëse do të jetë për një vit, dy apo tre – por kjo ishte ëndrra e tij, të luajë për Madridin”, tha Jese.

Jese e nisi karrierën në Madrid në vitin 2013 nën urdhëratë e Carlo Ancelottit dhe ishte një talent me të ardhme, deri në mars të 2014 kur këputi ligamentet e gjurit kundër Schalkes në Champions League në Santiago Bernabeu. Ai mungoi më pas pothuajse një vit dhe kurrë më nuk ishte i njëjti. Jese numëron 94 ndeshje me Realin, ka shënuar 18 gola.

(Kosova Sot Online )