Tifozja e vogël “pushtoi” fushën në Dublin, Ronaldo i dhuroi fanellën

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 11:11
Tifozja e vogël “pushtoi” fushën në Dublin, Ronaldo i dhuroi fanellën

Portugalia ditën e djeshme u përball me Irlandën në Dublin në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Ndeshje u zhvillua me një ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat krijuan raste pa fund, por gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë, 0-0.Në fundin e ndeshjes një tifozë e vodël e Irlandës futet në fushë dhe me lot në sy shkon të përqafojë Cristiano Ronaldon, me portugezin që e merr prena dhe i jep fanellën e tij.

Ky ishte rasti i dytë për CR7 në këtë ndeshje, pasi pak më parë një një tjetër tifoz irlandez ishte futur në fushë, por portugezi refuzoi t’ia jepte fanellën.

 

(Kosova Sot Online )