Barça po mendon të marrë lojtarë në formë huazimi në janar

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 16:44
Barça po mendon të marrë lojtarë në formë huazimi në janar

Gjiganti katalunas e ka buxhetin e limituar për afatin kalimtar të janarit, do ta provojë Planin B. Klubi nga La Liga i ka në dispozicion veç 10 milionë euro

Barcelona do ta ketë një buxhet të limituar në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi “ESPN” raporton se gjiganti katalunas do t’i ketë në dispozicion vetëm 10 milionë euro për të bërë përforcime.

Dhe, shkaku i buxhetit të limituar, klubin nga La Liga po e mendon Planin B.

Në fakt, “Blaugrana” po planifikojnë t’i marrin lojtarët në formë huazimi, me mundësi blerjeje verën tjetër.

Trajneri i ri, Xavi Hernandez i ka kërkuar disa përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Për këtë, drejtuesit e klubit mund të vendosin që t’i marrin hua lojtarët dhe t’i blejnë më pas verën tjetër.

Barcelona e ka nisur mjaft zbehtë sezonin e ri dhe aktualisht gjendet në vendin e nëntë në kampionatin spanjoll.

(Kosova Sot Online)