Anglia e mposht thellë Shqipërinë dhe ia humb gjasat për kualifikim

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 23:03
 Anglia e mposht thellë Shqipërinë dhe ia humb gjasat për kualifikim

Shqipëria nuk ka më gjasa për kualifikim tutje për Kampionatin Botëror. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat të thellë 5:0 nga Anglia në “Wembley”.

Harry Maguire e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e nëntë të ndeshjes, për ta vazhduar Kane nëntë minuta më pas.

Ndërkaq, vet Kane e shënoi golin e katërt dhe të dytin personal.

Pak sekonda para fundit të pjesës së parë, Harry Kane kompletoi hat-trikun me një super gol.

Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, ndërsa Anglia iu gëzua fitores.

Kështu, “Tre Luanët” me këtë fitore shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, tri më pak se Polonia në pozitën e dytë.

Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë, një më shumë se Hungaria dhe tani nuk ka më gjasa për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online)