Donnarumma për rivalitetin me Navas: Më shqetëson

  • A.P /
  • 13 November 2021 - 17:18
Donnarumma për rivalitetin me Navas: Më shqetëson

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma zbuloi se rivaliteti me Keylor Navas në Paris Saint-Germain e shqetëson, pasi ai ishte mësuar të startonte gjithmonë te Milani.

Portieri i Azzurrit iu bashkua PSG-së si një lojtar i lirë pas EURO 2020, pasi kontrata e tij me kuqezinjtë skadoi në qershor 2020.

Por italiani ka pasur probleme për të gjetur vendin në formacionin startues në Parc des Princes, transmeton Gazeta Express..

Deri më tani, 22-vjeçari ka luajtur dy herë në Champions League dhe pesë herë në Ligue 1, që do të thotë se ai ka marrë pjesë vetëm në 38 për qind të totalit të minutave të disponueshme në nivel klubi në sezonin 2021-2022.

Megjithatë, ai vazhdon të jetë protagonist me Italinë, por pranoi se beteja me Navasin në nivel klubesh është e vështirë.

“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por më shqetëson. Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të filloja gjithmonë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol. Por unë jam i sigurt se situata do të zgjidhet”, tha Donnarumma për TNT Sport.

(Kosova Sot Online)