Kualifikimet për Kupën e Botës, sot zhvillohen 10 ndeshje interesante

  • 14 November 2021 - 08:50
Kualifikimet për Kupën e Botës, sot zhvillohen 10 ndeshje interesante

Sot luhen ndeshjet e radhës për fazën kualifikuese për Kupën e Botës. 10 ndeshje zhvillohen sot të ndara në tri termine të ndryshme.

Me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen tri duele. Kroacia takohet me Rusinë, Sllovakia udhëton për t’u ndeshur me Maltën dhe Sllovenia e pret Qipron.

Nga ora 18:00 Gjermania i shkon Armenisë, Lihtenshtajni e pret Rumaninë, kurse Maqedonia e Veriut në Shkup e pret Islandën.

Kurse nga ora 20:45 zhvillohen edhe katër ndeshjet e fundit të ditës së sotme. Ndeshja që merr vëmendjen tonë është padyshim ajo mes Greqisë dhe Kosovës, kurse përveç saj luhen edhe ndeshjet: Luksemburg – Irlandë, Portugali – Serbi dhe Spanjë – Suedi.

Image

(Kosova Sot Online )