Lexoni edhe:
4 kombëtaret e Evropës që e kanë siguruar kualifikimin në Botëror
Kylian Mbappe shënoi katër gola teksa Franca mundi Kazakistanin me rezultat 8-0 të shtunën mbrëma, me sulmuesin që barazoi një rekord që ka qëndruar për plot 63 vjet.
Ylli i PSG-së shënoi tre herë brenda pjesës së parë të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës përpara se të shtonte një gol tjetër të vonshëm për të përfunduar një mbrëmje të bukur.
4 kombëtaret e Evropës që e kanë siguruar kualifikimin në BotërorLexoni edhe:
Karim Benzema shënoi dy gola tjerë, ndërsa Adrien Rabiot dhe Antoine Griezmann gjithashtu gjeten rrjetën për t’i ndihmuar Francës që të konfirmojë vendin e tyre si fitues të grupit për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2022. Me katër golat e shënuar, Mbappe ka thyer një rekord të madh pasi është hera e parë që një lojtar francez shënon po aq gola në plot 63 vjet. Lojtari i fundit që ka shënuar katër ose më shumë gola për Les Bleus ishte Just Fontaine, i cili shënoi katër herë kundër Gjermaninë Perëndimore në vitin 1958.
Lojtari më i fundit i Francës që ka shënuar tre ose më shumë në një ndeshje konkurruese ishte Dominique Rocheteau, i cili shënoi tre gola kundër Luksemburgut në 1985.
(Kosova Sot Online )