Mbyllet pjesa e parë në Athinë, Kosova po humb kundër Greqisë

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 21:46
Mbyllet pjesa e parë në Athinë, Kosova po humb kundër Greqisë

Kosova është duke humbur 1:0 nga Greqia pas pjesës së parë të ndeshjes së fundit të të dy kombëtareve në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Greqia e mbizotëroi Kosovën gjatë 45 minutave të parë, dhe ia doli të shinojë në çastet e fundit të pjesës së parë,

Georgios Masouras shënoi për 1:0 për Greqinë në minutën e 43-të.

Kosova ishte e para që iu afrua golit kur Milot Rashica depërtoi nga krahu i djathtë por nuk arriti as të gjuajë e as të harkoi në minutën e 7-të.

Por vetëm tre minuta më vonë, Bouchalakis e goditi shtyllën horizontale të portierit Arijanet Muric me një goditje të fuqishme nga distanca.

Grekët i patën edhe disa mundësi në vazhdim por Muric e priti goditjen fantastike të Tsimikas nga gjuajtja e lirë.

Rashica i pati dy mundësi të gjuajë nga cepi i zonës, por goditjet e tij ishin tejet të plogështa për ta mposhtur portierin grek.

Sulmuesi Masouras e shpagoi mbizotërimin e grekëve duke shënuar gol të bukur me kokë në minutën e 43-të.

Greqia e pati topin në këmbë 71 për qind të kohës në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin grek, ndaj një Kosove të humbur në fushë.


(Kosova Sot Online)