Ronaldo qan me lot pas disfatës kundër Serbisë dhe dështimit për t’u kualifikuar direkt në Botëror

  • S.A /
  • 15 November 2021 - 08:42
Ronaldo qan me lot pas disfatës kundër Serbisë dhe dështimit për t’u kualifikuar direkt në Botëror

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot hidhërimi në fushë, pasi Portugalia dështoi të kualifikohej direkt në Kupën e Botës, pas humbjes kundër Serbisë të dielën.

Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022.

Renato Sanches e kishte kaluar Portugalinë në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, por Serbia ia doli të rikthehej për të fituar falë golave nga Dusan Tadic dhe Aleksander Mitrovic.

Pas golit të Mitrovicit në minutën e 90-të, Ronaldo u ul në bar i përlotur nga dëshpërimi i dështimit të ekipit të tij kombëtar.

Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë.

Portugezët me Ronaldon në krye do të kërkojnë një vend në Botëror përmes play-off’it.

Në play-off për një vend në botëror Portugalia do të përballet me njërën prej këtyre kombëtareve, Suedinë, Uellsin, Zvicrën, apo Italinë, Finlandën apo Ukrainën, Skocinë, njëra mes Turqisë, Norvegjisë apo Holandës, si dhe Rusinë, Poloninë apo Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut apo Rumaninë.

(Kosova Sot Online )