Italia e kërkon kualifikimin, por përballet me mungesa të shumta ndaj Irlandës Veriore

  • S.A /
  • 15 November 2021 - 11:18
Italia e kërkon kualifikimin, por përballet me mungesa të shumta ndaj Irlandës Veriore

Në “Windsor Park” të Belfastit, Italia do të kërkojë kualifikimin direkt në “Katar 2022” dhe për të ta arritur këtë qëllim duhet të fitojë, pse jo edhe me diferencë golash ndaj Irlandës së Veriut.

Zvicra do të ketë përballë Bullgarinë dhe nëse fitorja e mundshme  e përfaqësueses helvete do të jetë aq e thellë se të rikuperojë dy gola disavantazh ndaj të kaltërve, atëherë skuadra e Mancinit do të luajë në play off. 

Por cili do të jetë formacioni i Italisë kundër Irlandës së Veriut? Mancini po përballet me shumë mungesë dhe 11-shja titullare mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël krahasuar me sfidën e ndaj Zvicrës.

Acerbi dhe Emerson janë favoritë për të qenë në fushë që nga minuta e parë, por Mancini e Zappacosta por bëjnë “presion” për t’u marrë vendin. Tonali, ndërkohë, po bën “nxemjen” për t’u aktivizuar në vendin e Locatellit, që nuk po bind. Në sulm, Insigne pritet të jetë një numër 9 fals, ndërkohë që është gati edhe Scamaca.

Formacioni i mundshëm i Italisë:

Image

(Kosova Sot Online )