Ëndrra e Modric gati të bëhet realitet, Real Madrid përgatit kontratë të re

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 17:04
Ëndrra e Modric gati të bëhet realitet, Real Madrid përgatit kontratë të re

Real Madrid është duke përgatitur një kontratë të re për mesfushorin Luka Modric.

Pavarësisht moshës, kroati vazhdon të jetë i padiskutueshëm në formacionin bazë te klubi spanjoll.

Marca raporton se Real është duke menduar t’ia rinovojë kontratën edhe për një vit, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023.

Por, rinovimi me Modric, nuk do e ndryshojë faktin që Reali të shoh mundësi të tjera në afatin kalimtar, si Paul Pogba ose Tchouameni.

Modric gjithashtu është i hapur për rinovimin e kontratës, ngase disa herë ka deklaruar se ëndërron të pensionohet te klubi madrilen.

(Kosova Sot Online)