Chelsea i hap derën Pulisicit për kalim te Barcelona

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 18:50
Chelsea i hap derën Pulisicit për kalim te Barcelona

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi ofanziv dhe ka targetuar yllin e Chelseas, Christian Pulisic.

Ndërkohë, Chelsea dhe Thomas Tuchel kanë hapur dorën për largimin e amerikanit në janar.

Pulisic ishte figure kyçe e Tuchelit në muajt e tij të pare në Chelsea, ndërsa mungesa e konsistencës ka qenë një problem për të në “Stamford Bridge”.

Xavi Hernandez kërkon me ngulm që përforcimi i tij i dytë të jetë një sulmues dhe do të përpiqet për transferimin e amerikanit.

Sipas El Nacional, Tuchel tashmë ka marrë vendimin që ta shesë sulmuesin edhe pse ata kanë një raport shumë të mire.

Problemet financiare të Barcelonës janë ende një problem dhe shtimi i lojtarëve të ri në dimër do të kërkojë krijimin e fondeve.

Pulisic ka pasur probleme me lënidme këtë sezon, ndërsa ka luajtur vetëm katër ndeshje që prej fillimit të sezonit 2021/22. 

(Kosova Sot Online)