Anglia siguron kualifikimin në Botëror me fitore 0:10 ndaj San Marinos

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 22:58
Anglia siguron kualifikimin në Botëror me fitore 0:10 ndaj San Marinos

Anglia e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror pas fitores 0:10 ndaj San Marinos.

Harry Kane shënoi katër gola, kurse realizuan nga një Maguire, Smith Rowe, Abraham, Saka dhe një autogol i vendasve.

Kështu, Anglia kualifikohet në Botëror si lidere e grupit I me 26 pikë gjithsej, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Polonia.

Gjithashtu, Anglia e përfundon këtë kampanjë me asnjë humbje, duke regjistruar tetë fitore dhe dy barazime.

Në anën tjetër, San Marino mbyll fushatën kualifikuese për Botëror pa asnjë pikë të fituar dhe vetëm me një gol të shënuar. 


(Kosova Sot Online)